Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Pas finalizimit të divorcit me Ben Affleck, Jennifer Garner blen shtëpi të re rreth 8 milionë dollarë

Publikuar më 03 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktorja e njohur nga Hollywoodi, Jennifer Garner, ka blerë një shtëpi të re pasi finalizoi divorcin me ish-bashkëshortin, aktorin e famshëm Ben Affleck në nëntor.

Aktorja e famshme u largua nga shtëpia që mbante me Affleckun dhe zgjodhi një shtëpi të re në lagjen Brentwood të Los Angelosit.

Ajo e bleu shtëpinë e re për 7.9 milionë dollarë. Rezidenca është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka katër dhoma e 3 banjo, hapësirë e mjaftueshme për të tre fëmijët e saj Violet, 13 vjeç, Seraphina, 10 vjeç dhe Samuel, 6 vjeç, që i ka me aktorin.

Garner dhe Affleck shitën shtëpinë e tyre të përbashkët me 9 dhoma gjumi, 14 banjo që e blenë në mars të vitit 2009.

Ata u ndanë në qershor të vitit 2015 pas 10 vitesh martesë. Të dy paraqitën kërkesat për divorc pothuajse dy vjet më vonë në prill të vitit 2017. Marrëveshja e plotë për kujdestarinë e fëmijëve u arrit në nëntor të vitit të kaluar, kur Affleck doli nga qendra e rehabilitimit.