Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ariana Grande i reagon producentit të “Grammy Awards”, e quan gënjeshtar

Publikuar më 09 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, nuk do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, "Grammy Awards".

Ajo madje së fundmi e ka quajtur gënjeshtar producentin e "Grammy Awards", Ken Ehrlich, pasi sipas saj ai dha një arsye tjetër për faktin se pse Ariana nuk do të performojë në skenën e ceremonisë, e cila mbahet të dielën mbrëma

Ehrlich kishte deklaruar për Associated Press se ai ishte në bisedime me Arianën që ajo të performonte në mbrëmjen e 10 shkurtit, por që sipas tij ajo u tërhoq pasi ishte tepër vonë për tu përgatitur.

Lidhur me këtë deklarata të tij ka reaguar vet këngëtarja Grande, e cila i ka quajtur të pavërteta ato që producenti i "Grammy" ka thënë.

"Kam mbajtur gojën të mbyllur deri tani, por ju gënjyet për mua. Unë jam e aftë për të realizuar një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë Ken. Por fakti që ti ndrydhe krijimtarinë dhe mendimet e idetë e mia, vendosa të mos marr pjesë. Unë shpresoj që shfaqja të dalë ashtu siç ju dëshironi", ka thënë Ariana Grande.

Ajo u shpreh se për mbrëmjen kishte ofruar këndimin e tri këngëve të ndryshem - propozim ky që mesa duket nuk u kishte pëlqyer producentëve.

"Ka të bëjë me bashkëpunimin, me mbështetjen, me artin dhe ndershmërinë, jo me politikat, të bërit favore dhe me luajtjen e lojërave. Kjo është vetëm një lojë. Më vjen keq, por nuk është muzika që unë dua", ka shtuar ajo më tej.

Ariana Grande (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Si kundër, Ariana në këtë mbrëmje është e nominuar në dy kategori: "Performanca më e mirë solo e zhanrit POP" për këngën "God is a woman", si dhe për çmimin "Albumi më i mirë POP", për albumin "Sweetener.

Ndonëse këngëtarja në fjalë nuk do të jetë pjesë e ceremonisë, mbrëmjes së "Grammy" nuk do t'i mungojnë emra të shumtë që do të ngjiten në skenë, ndër to edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa do të performojë në "Grammy Awards"