Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa me dy çmime në Grammy Awards - e përmend edhe Kosovën (Video)

Publikuar më 12 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Edhe një kosovare preku majat suksesit. Kësaj radhe, Dua Lipa u zgjodh artistja e re më e mirë në ngjarjen më të rëndësishme në industrinë e muzikës, Grammy Awards.

Por, këngëtarja nga Londra me prejardhje kosovare nuk u mjaftua me kaq. Dua rrëmbeu edhe çmimin e këngës më të mirë në kategorinë "Best Dance", njofton Klan Kosova.

Me dy trofe, ajo njëkohësisht u bë e para artiste shqiptare që fiton çmime në këtë event.

Si gjithmonë, atë as sukseset si ky i të dielës mbrëma, nuk e bëjnë ta harrojë vendlindjen Kosovën.