Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Irina e zemëruar nga "shkëndijat" e dashurisë mes Gaga dhe Cooper

Publikuar më 09 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kimia e pabesueshme midis Lady Gaga dhe Bradley Cooper, e cila e mahniti publikun në filmin "A Star is Born", ishte gjithashtu e pranishme gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar mbrëmë. Dashnorët filmik së bashku u ngjitën në skenë ku e interpretuan këngën e shpërblyer 'Shallow', duke shkëmbyer shikime dhe prekje delikate.

Nga publiku i përcolli të gjitha e fejuara e Bradley, Irina Shayk, e cila gjykuar nga afërsia që e kishin aktori dhe Gaga gjatë performancës, nuk ishte e përmbajtur, shkruan KOHA Ditore.

Përndryshe, shkuarja në ceremoninë e Oscar ishte shfaqja e parë e Lady Gaga në publik që kur ajo kohët e fundit u nda nga i fejuari i saj Christian Carino, ndërsa kur kihet parasysh kimia e pamohueshme që këngëtarja e ka me aktorin, po spekulohet se për prishtjen e fejesës së saj është përgjegjës pikërisht Bradley.

Për dallim nga Lady Gaga e cila në qilim të kuq arriti pa përcjellje, Bradley përveç të fejuarës Irina u përcoll edhe nga nëna Gloria, të cilat nuk e lëshuan atë nga sytë.

Megjithatë, Gaga edhe pa përcjellje kishte arsye për të festuar, sepse për këngën e lartpërmendur ajo e fitoi çmimin Oscar. Gjatë pranimit të statujës së artë, këngëtarja me lot në sy e falënderoi Bradleyn dhe i tha se nuk ekziston asnjë person në këtë botë me të cilin do të preferonte ta këndonte këtë këngë më shumë se me të. "Nëse e keni ndonjë ëndërr, luftoni për të. Pa marrë parasysh sa herë jeni refuzuar apo jeni rrëzuar, çështja është se sa herë do të ngriheni", e përfundoi fjalimin e saj falënderues Lady Gaga.

Edhe pse që të dy ishin të nominuar për rolet më të mira, çmimet nuk arritën në duart e tyre. Çmimin për aktorin më të mirë e fitoi Ramie Malek ndërsa për aktoren më të mirë Olivia Colman.