Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

"Mund ta ndalojmë shfaqjen", Rita Ora ndërpret papritur koncertin

Publikuar më 05 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Net më parë, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka ndërprerë për pak minuta koncertin e saj në Sidnej, pasi një djalë kërkoi t'i thoshte diçka.

"Mund ta ndalojmë shfaqjen. Të gjithë ndaloni. Adam ka një pyetje", tha Rita Ora.

Adam kërkoi nëse mund t'i afrohej më shumë skenës, ndërsa Rita iu përgjigj: "Po bëhesh pak nazeli i dashur. Të gjithë kanë blerë një biletë për këtë shfaqje. Na vjen keq djema".

Ndërsa djali arriti t'i afrohej më shumë skenës, Rita mund të dëgjonte komplimentin e tij që po mundohej që ta thoshte me zë të lartë gjatë performancës së këngëtares.

"Adam sapo pranoi që erdhi në shfaqje duke mos e ditur se çfarë e priste dhe unë tani fitova një fans", tha me krenari Rita.

Ajo më tej falënderoi fansin dhe i kërkoi ndjesë audiencës, ndërsa vazhdoi shfaqjen.

 

1 / 1