Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Qendërmbrojtësi i Lazio-s i pafat jashtë fushe, shikoni çfarë ka humbur

Publikuar më 07 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qendërmbrojtësi italian i Lazios, Francesco Acerbi ka pasur një romancë me modelen Ariadna Romero, që ka zgjatur për disa muaj, shkruan Albeu.com

Lajmin e kanë konfirmuar të dy palët, ndërsa shkak i ndarjes duket se ka qenë vendimi i modeles kubaneze për t'u bërë pjesë e spektaklit "Ishulli i të famshmëve".

"Kur mësoi se unë do të largohesha për në ishull, më tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte akoma duke më pritur kur të kthehesha", tregoi modelja.

"E vlerësoj dhe e respektoj shumë Acerbin, për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, pasi shumë burra thonë se po presin, por më pas bëjnë numra. Mua më pëlqen kur njerëzit janë të sinqertë, pavarësisht si rrjedhin gjërat", shtoi më pas Ariadna Romero. (albeu.com)