Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West "mezi se flasin"

Publikuar më 30 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Çifti i famshëm u martuan në kishë më 24 mars, por burimet e afërta me yllin e reality TV thanë për RadarOnline.com se martesa e tyre është në prag të kolapsit.

"Kim dhe Kanye mezi flasin," tha burimi i brendshëm.

"Fëmija i tyre i katërt do të lindë shumë shpejt, por ato duken shumë më larg njëri-tjetrit kohët e fundit dhe nuk kalojnë aq shumë kohë së bashku."

Në janar, Kim njoftoi se ajo dhe Kanye po e presin fëmijën e tyre të katërt, një djalë, dhe atë nëpërmjet nënës surrogate.

Ata tashmë po i rrisin fëmijët e tyre të cilët i lindi Kim - vajzën North, 6 vjeç dhe djalin Saint, 3 vjeç, plus vajzën Chicago, 1 vjeç, e cila gjithashtu lindi përmes nënës surrogate.

Kim dhe Kanye janë nën tension të shtuar derisa po rritet familja e tyre, tha burimi i brendshëm për Radar.

Oraret e ngarkuara të yllit të Keeping Up With the Kardashians dhe bashkëshortit të saj nuk janë i vetmi problem në marrëdhënien e tyre.

"Kim vetëm po përpiqet ta jetojë jetën e saj, me xhirimet dhe modën dhe fëmijët. Por ballafaqimi me Kanyen dhe të gjitha çështjet e tij e kanë stresuar dhe brengosur atë për gjendjen e saj bashkëshortore," vuri në dukje burimi, shkruan KOHA Ditore.

"Kim kurrë nuk do ta braktisë Kanyen, ajo vërtetë e do atë, por ai vërtetë e çmend atë", tha burimi.