Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Nicole Scherzinger është kaq e bukur sa që rrallëkush beson se i ka 40 vjet

Publikuar më 05 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nicole Scherzinger është 40 vjeçare dhe ka një trup që ia kanë zili shumë femra të moshës më të re. Nuk ka sekrete. Ushtrime me rregull çdo ditë dhe kështu mbani linjën e përsosur të trupit.

Ndërsa ajo ishte anëtare e grupit "Pussycatdolls", ishte sinonim i femrës seksi, por sot mund të themi se ende e mban këtë titull të lezetshëm.

Këngëtarja tash e sa kohë publikon imazhe dhe video të ndryshme nga palestrat që dëshmojnë se pa punë nuk mund të kesh një trup për zili.

Zeshkania së fundi e ka thyer heshtjen lidhur me publikimin e një videoje intime, në të cilën shfaqej me ish-të dashurin Lewis Hamilton.

"Ka qenë e tmerrshme. Nuk po arrij ta kuptoj pse dikush do të bënte diçka të tillë ose pse do ta vidhnin dhe publikonin. Është gjë shumë e keqe për t'u bërë", ka thënë 40-vjeçarja për The Sun.

Ndryshe, Nicole aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte.