Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Bebe Rexha flet për problemet mendore

Publikuar më 06 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për problemet e saj mendore që e kanë përcjellë në disa periudha të karrierës muzikore.

Në një intervistë për revistën britanike "MarieClaire", Rexha ka folur hapur për shqetësimet që kishte, të cilat tani i menaxhon falë një terapie që ofron ushtrime fizike dhe ushqim të shëndetshëm.

"Ka pasur momente kur nuk doja të dilja nga shtëpia, ose isha nervoze nëpër ahengje. E tmerruar qëndroja në një cep të dhomës. Nuk e dija se çka janë makthet dhe shqetësimet. U takova me një terapeut dhe gjeta mënyra për ta kontrolluar nervozizmin", thotë Bebe, transmeton KTV.

Problemet me shqetësimet dhe nervozizmin krijuesja e hitit "Last Hurrah" ka thënë t'i ketë pasur në të njëzetat e saj kur një studio muzikore e largoi nga ekipi.

"Isha shumë e shqetësuar sa ia shkrova një letër shefit të studios dhe i thashë se 'ju me ekipin ma keni bërë jetën të mjerueshme, se jam e pikëlluar çdo ditë në një vend që po më mban si peng'", tregoi Rexha për revistën "Marie Claire".

Industrinë muzikore, Bebe Rexha e ka quajtur të errët dhe se filloi të përmirësohej në shëndet kur pranoi se industria është e tillë.

"Prejse e pashë se sa e errët mund të bëhej industria, filloi të ndikonte në mua. Më është dashur shumë kohë që ta pranoj këtë, por kur e pranova, u këndella", thotë këngëtarja shqiptare.

Këngët "I'm A Mess" e sidomos "I'm Going To Show You Crazy" dhe "Me, Myself and I", Rexha ka thënë se janë motivuese për adoleshentet që kalojnë nëpër probleme të ndryshme jetësore, përcjell KTV.

"Shumë fanse kanë ardhur me nënat e tyre dhe më kanë falënderuar që u kam ndihmuar vajzave të tyre gjatë kohëve të vështira. U them se jam këtu për t'ju ndihmuar, edhe pse shpesh nuk ndihem mirë për vete. Kam shumë energji dhe për këtë shkak, mund të shkruaj tekste që kanë ndikim te njerëzit", thotë Bebe Rexha.