Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dukesha Markle zgjedh hotelin luksoz për të pushuar para lindjes

Publikuar më 08 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Edhe pak javë e ndajnë nga lindja, por dukesha Meghan Markle ka zgjedhur të relaksohet disa ditë dhe për këtë ka zgjedhur një hotel luksoz.

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa të gjitha mediet britanike e kanë vëmendjen tek lindja e fëmijës mbretërorë dhe shpenzimet marramendëse që çifti ka bërë për pritjen e trashëgimtarit/es.

Sigurisht që larg vëmendjes nuk mund të qëndronte edhe fakti se Harry dhe Markle u larguan nga jeta e oborrit mbretëror, duke i lejuar vetes disa ditë vetëm me njëri-tjetrin.

Por sipas medieve britanike pushimi 3-ditor i Dukëve të Sussexit, ka pas shuma marramendëse.

Mësohet se ata kanë rezervuar hotelin më të shtrenjtë, një hotel luksoz në fshatin anglez. Pak ditë me një çmim të tepruar për ata që nuk kanë burime pothuajse të pakufizuara financiare, rreth 38.500 euro.

Hoteli me 5 yje në Heckefield Place, Hampshire është vetëm një orë larg nga Londra, i vendosur në një pronë 400 hektarësh, në mes të pyjeve, liqeneve, kopshteve dhe një ferme biodinamike.

Gjithashtu raportohet se dhomat e këtij hoteli variojnë nga 300 euro më e lira deri në 10 mijë euro më e shtrenjtë.