Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Familja e Michael Jacksonit publikon dokumentarin që kritikon dokumentarin anti-MJ "Leaving Neverland"

Publikuar më 09 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Familja e Michael Jacksonit e ka publikuar një dokumentar i cili merret me pretendimet e abuzimit të fëmijëve, të bëra në dokumentarin "Leaving Neverland".

Me regji të Eli Pedraza, Neverland Firsthand: Investigating the Michael Jackson Documentary është bërë si përpjekje për t'i hedhur poshtë akuzat e Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët në filmin e HBO pohuan se Jackson i kishte abuzuar seksualisht si fëmijë.

Pop ikona, i cili vdiq në qershor të vitit 2009, e mohoi me ngulm çdo keqbërje para vdekjes së tij, ndërsa në vitin 2005 u lirua në një rast të abuzimit seksual të fëmijëve, të ngritur kundër tij në California.

Neverland Firsthand, i cili është 30 minuta i gjatë, përmban intervista me nipin e Michael, Taj Jackson dhe mbesën Brandi Jackson, si dhe me ish-regjisorin e tij teknik Brad Sundberg, i cili rregullisht qëndroi në pronën e Michaelit, Neverland Ranch.

"As për një milion vjet nuk e kam parë ndonjëherë një fëmijë pranë Michael Jackson i cili dukej sikur ishte i shqetësuar, i lënduar, i abuzuar", tha Sundberg në një intervistë me producentin Liam McEwan në film. "Neverland ishte një vend i qetë, i sigurt, i këndshëm".

Brandi, e cila pretendon se kishte qenë në lidhje me Robson për shtatë vjet, e akuzoi atë se ishte "oportunist".

"Ai di si të pozicionohet në situata të ndryshme që do të jenë përfituese për të në ndonjë mënyrë financiare", shtoi ajo. "Më duket fascinuese se ai mendon se është në gjendje që thjesht ashtu t'i fshijë 10 vjet të jetës së tij."

Avokati i Robson u përgjigj në pretendimet e Brandit në një deklaratë për Billboard duke thënë: "Znj. Jackson nuk ishte me Wade dhe Michael Jackson kur ka ndodhur abuzimi seksual, dhe si e tillë, ajo nuk ka asgjë relevante për të thënë në lidhje me këtë temë," shkruan KOHA Ditore.

Para se të publikohej Leaving Neverland, muajin e kaluar, zyrtarët e trashëgimisë së Jackson e paraqitën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër HBO-së në përpjekje për ta ndaluar transmetimin e dokumentarit.