Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rona Nishliu rikthehet me albumin "Mindili"

Publikuar më 11 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Rona Nishlu i është kthyer skenës muzikore.

Ajo ka sjellë premierën e këngës "Mallëngjimi" me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të Muharrem Qena.

"Ky variant i jonë është një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretim, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrockën e fshatit... Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm...", ka shkruar Nishliu në Facebook.

Albumi i saj i ri, i dyti me radhë, pjesë e së cilës është edhe "Mallëngjimi", është titulluar "Mindili", transmeton Koha.net.

Këtu mund t'i mësoni detajet rreth koncertit të saj që do ta mbajë më 24 prill.