Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rikthehet në ekran Marina Vjollca, projekti i ri është emision me talente

Publikuar më 15 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca i ka munguar ekranit prej më shumë se një viti. Pas përfundimit të "C'est la vie" në janar të vitit të kaluar, Marina u përfol gjatë se me çfarë emisioni do rikthehej, por një vit të tërë moderatorja nuk u shfaq më në ekran.

Gjatë kësaj kohe Marina ka punuar për një projekt të ri i cili më në fund është drejt realizimit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja me postimin e fundit në Instagram ku njofton se do të rikthehet shumë shpejt.

"Xing.al" bën të ditur se Marina do të drejtojë një emision talentesh që pritet të ketë shumë sukses.