Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Jennifer Lawrence ndërpret pushimin nga aktrimi

Publikuar më 20 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Jennifer Lawrence e ka zgjedhur projektin e saj të ri, filmin me regji të Lila Neugebauer.

Lila Neugebauer përndryshe është regjisore teatri për të cilën ky do të jetë filmi i parë artistik. Ajo u bë e famshme me shfaqje të ndryshme teatrale jashtë Broadwayit ndërsa vitin e kaluar e pati premierën në Broadway me versionin e ri të shfaqjes së njohur të Kenneth Lonergan, "The Waverly Gallery".

Skenari është shkruar nga Elizabeth Sanders për të cilën ky është skenari i parë ndonjëherë. Një tjetër e veçantë është se ky është filmi i parë të cilit iu përkushtua Jennifer Lawrence pasi që një vit më parë njoftoi se do të marrë pushim nga aktrimi. Për herë të fundit e pamë vitin e kaluar në filmin "Red Sparrow", i cili nuk kaloi aq mirë tek kritikët dhe publiku. Në kinema në qershor të këtij viti vjen edhe një tjetër film nga franshiza X-Men, Dark Phoenix, në të cilin ajo e përsëritë rolin e saj si Raven/Mystique (i cili përfundoi me xhirimit në fund të vitit 2017, pak para se Lawrence të vendoste të merrte pushim nga aktrimi).

Detajet rreth projektit po mbahen fshehtë kështu që nuk dihet as titulli i filmit. Produksioni i hershëm do të fillojë në mes të qershorit në New Orleans.