Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Meghan dhe Harry me dhuratë të shtrenjtë për martesën e Idris Elbas

Publikuar më 30 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktori britanik Idris Elba (46) është martuar me aktoren dhe modelisten Sabrina Dhowre (30), ndërsa ceremonia në Marok zgjati trei ditë.

Dukesha e Susesex, Meghan Markle (37) dhe princi Harry (34) ishin në listën e të ftuarve të çiftit të porsamartuar. Edhe pse Elba ishte në martesën e tyre në maj të vitit të kaluar, ata nuk arritën dot në martesën e tij, raportoi "Daily Mail".

Megjithatë, çifti mbretëror e kompensoi mosshkuarjen në martesë. Ata ua dhuruan atyre një pikturë të vëllezërve Franklin dhe Brendan Connor, e cila vlen 7.000 funte, shkruan KOHA Ditore.

Image

Kjo pikturë e përshkruan kopertinën e librit, e cila është stil i viteve '50 të shekullit të kaluar, dhe gruan glamuroze. Poshtë saj qëndron mbishkrimi: "Pse të përshtatesh nëse ke lindur të dallohesh?"

Idris dhe Sabrina e konfirmuan lidhjen e tyre në shtator të vitit të kaluar, kur u shfaqën dorë për dore në tapetin e kuq. Në shkurt të këtij viti, Idris i propozoi modelistes.