Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Inva Mula publikon foton e së bijës dhe i bën dedikimin për ditëlindje

Publikuar më 02 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sopranoja e famshme, Inva Mula, është mjaft diskrete kur vjen puna te jeta e saj private.

Por si rrallëherë, dje artistja e mirënjohur ka publikuar një fotografi të vajzës së saj, e cila mbush 7 vjeç.

Inva së bashku me partnerin e saj, Ethem Ramadani, shtatë vite më parë u bënë prindër dhe vendosën që vajzën e tyre ta pagëzonin me emrin Nina.

Në këtë ditë të veçantë, sopranoja ka vendosur që ta urojë të bijën përmes një postimi në llogarinë e saj në "Instagram". Ajo ka publikuar një foto të vajzës dhe shihet se sa është rritur dhe është mjaft simpatike.

"Gëzuar ditëlindjen vajza ime engjëllore!", shkruan Inva krah fotos. Ndërkohë për ata që nuk e dinë, Nina është emri i sopranos së famshme, nënës së Inva Mulës.