Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

John Travolta falënderon Blerim Destanin

Publikuar më 03 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Suksesi i Blerim Destanit duket se po kalon kufijtë duke arritur deri në Hollywood. Nëpërmjet një postimi në 'Instagram', aktori ka konfirmuar disa ditë më parë rolin e tij në filmin "The Poison Rose", producent të të cilit janë Jeff Elliot dhe Andrea Iervolino.

Në këtë projekt filmik do të luajnë edhe dy aktorët me famë botërore Morgan Freeman dhe John Travolta.

Para disa ditësh aktori i famshëm amerikan John Travolta ka publikuar trailerin e filmit në fjalë në llogarinë e tij në 'Instagram' dhe nuk ka munguar një koment në formë emoji nga ana e Blerimit.

Siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme të bërë publike nga Destani, ky i fundit i ka dërguar një emoji me duar lart që nënkupton një bravo të madhe për suksesin dhe bashkëpunimin, ndërkohë nga ana tjetër aktori amerikan e ka falënderuar aktorin shqiptar/G.SH.

Image