Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Bebe Rexha përfshihet në një aksident me veturë, thotë si ia kujtoi se sa e vlefshme është jeta

Publikuar më 04 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një nga këngëtaret me të famshme shqiptare është përfshirë në një aksident trafiku teksa po udhëtonte me stafin e saj.

Bebe Rexha e bëri të ditur këtë fakt nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo tregon gjithashtu për gjendjen e saj shëndetësore.

"U përfshiva në një aksident me veturë sot. Gjithçka është mirë dhe të gjithë janë mirë. Kjo vetëm ma kujtoi se sa e vlefshme është jeta", shkruan këngëtarja e famshme shqiptare në "Instastory".

Kujtojmë se së fundmi Bebe Rexha u vlerësua me një çmim të rëndësishëm në eventin e Billboard Music, ku kënga e saj u shpall më e mira e zhanrit "Country".

Image

 

Ndër të tjera, ajo është e ftuar në turneun e vëllezërve Jonas që janë rikthyer sërish pas një dekade dhe do të mbajnë 40 koncerte në Amerikën e Veriut.