Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Justin Bieber e la gruan vetëm në Met Gala

Publikuar më 08 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Justin Bieber ka zgjedhur t'i thotë "Jo" ftesës për në eventin Met Gala 2019, por kishte arsyet e tij. Bashkëshortja e tij Hailey zgjodhi të shkonte vetëm në festë dhe dukej më bukur se kurrë në fustanin e bardhë. Por ku ishte Justin?

"Justin nuk është një fans i Met Gala. Ai ka folur keq për eventin në të kaluarën dhe për arsyen përse nuk e pëlqen. Është thjesht diçka për të cilën nuk është i interesuar. Për Hailey mendon se dukej shumë bukur dhe nuk iu bashkua sepse nuk e pëlqen eventin. Për të ishte më mirë fakti që Hailey të kishte të gjithë vëmendjen e natës", tha një burim pranë tij.

Met Gala, eventi vjetor për përfitime për Institutin e Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të modës në botë.