Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër

Publikuar më 10 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër rep-artistet që u përfol më së shumti në Kosovë dhe Zvicër.

Këngëtarja shqiptare ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se e ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar çiftin zviceran, Petra dhe Hans Z.

Këtyre të fundit ishte raportuar se biondina i kishte marrë rreth 900 mijë franga zvicerane, e cila gjë shkaktoi bujë të madhe.

Por, sot gjatë një konference për shtyp këngëtarja i ka qartësuar gjithçka, ku ka mohuar akuzat duke thënë se asgjë nuk ka të vërtetë rreth skandalit.

"Pika e parë që është më rëndësi është se jam në Kosovë pasi po e xhiroj një spot. Kjo është planifikuar shumë më herët. Përmes mediave jam informuar rreth rastit, por gjërat janë ndryshe. Nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Prej asnjë personi nuk janë marrë paret me mashtrime. Paret janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën. Familja ime ka huazuar disa para prej familjes zvicerane në vitin 2016. Në vitin 2018 disa pjesëtar të familjes Zefi më kanë treguar se mund të mbyllet ky rast", pohoi 24-vjeçarja.

"Unë kam qenë në gjendje për t'i ndihmuar familjarët e mi. Juve ju mbetet të besoni ose në këto gjëra nëse ka të vërteta. Ju premtoj se rasti ka mu sqaruar. Unë nuk kam qenë në burg, unë kam dhënë vetëm deklaratë. Më pas jam liruar dhe kam vazhduar punën time. Paret nuk janë dhënë me dhunë, kërcënime apo mashtrime siç thotë pala tjetër", tha ajo.