Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Beverly Hills mund të kthehet në ekranet televizive në formacion fillestar

Publikuar më 11 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pikërisht në ditën kur Luke Perry përfundoi në spital dhe jo shumë kohë pas kësaj ai vdiq, u publikua lajmi se në këtë verë seria dikur e njohur e adoleshentëve 'Beverly Hills' do të kthehet në ekranet televizive në formacion fillestar, që do t'i përfshijë Jason Priestley (49), Jennie Garth (46), Ian Ziering (54), Gabrielle Carteris (58), Brian Austin (45), Shannen Doherty (48) dhe Tori Spelling (45).

"Formacioni i aktorëve do ta luajë versionin e avancuar të vetes, me një dozë pandershmërie, që është frymëzuar nga jeta dhe marrëdhëniet e tyre të jetës së vërtetë. Të gjithë shkuan në rrugë të ndryshme qëkur para 19 vjetëve përfundoi xhirimi i serisë origjinale. Ata bashkohen kur njëri prej tyre sugjeroi të riaktivizohen dhe të punojnë. Çfarë ndodh kur u kthehen dashurive të para, romancave të vjetra, miqve dhe armiqve, siç është ky formacion kult të cilin tërë bota e shikoi se si rriteshin, dhe kur vazhdojnë aty ku kishin mbetur?, - thuhet në përshkrimin e episodeve të reja, të cilat do të fillojnë me transmetimin në gusht.

Seria në vitet '90 kishte popullaritet të madh, ndërsa si duket paralajmërimet e episodeve të reja dhe videoja e parë nga vendxhirimi tek publiku e shkaktuan një dozë të madhe të nostalgjisë, shkruan KOHA Ditore.

"Mezi po i pres episodet, kam qarë shumë. Kjo është fëmijëria ime e cila kthehet në ekrane, por ndjenjat janë të përziera, sepse nuk është Luke. Nuk është më, por është në zemrat e të gjithë neve", - thuhet në një nga shumë komentet me një ton të ngjashëm, emocional.