Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ylli i "Game of Thrones" para serialit nuk kisha para as për ushqim

Publikuar më 26 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Game of Thrones" është seria më e ndjekur në mbarë globin. Richard Madden është pa dyshim një ndër aktorët më të spikatur që është bërë pjesë e këtij seriali, i cili ka fituar zemrat e miliona shikuesve.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në 'The Tonight Show', ku ka rrëfyer për më të rejat në karrierën dhe jetën private të tij.

"E kisha të vështirë ta përballoja ushqimin dhe gati nuk kisha strehë përpara se të luaja në 'Game of Thrones'", tha ndër të tjerash aktori.

Ai ka treguar se të ardhurat e mira nga seriali i mundësuan atij një jetesë të mirë, ndryshe nga fillimet e karrierës kur nuk paguante dot as qiranë e muajit.

Richard Madden përndryshe ka luajtur rolin e Robb Stark në tri sezonet e parë të "Game of Thrones".

Përndryshe, seriali pati fundin e tij në maj të këtij viti pas tetë sezonesh super të suksesshme.