Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Taylor e kritikon gazetarin: "Këtë pyetje nuk do t'ia kishit bërë kurrë ndonjë mashkulli"

Publikuar më 28 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kohët e fundit këngëtarja është gjithnjë e më shpesh në media për promovimin e albumit dhe turneut të saj, kështu që pati një intervistë edhe për agjencinë e lajmeve "Deutsche Presse-Agentur". Por një pyetje e gazetarit me këtë rast e kishte nxjerrë nga takti tërësisht dhe bëhet fjalë për faktin se ajo po u afrohet të tridhjetave dhe për amësinë.

"Nuk do t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Mendoj se kurrë nuk do ta kishit pyetur ndonjë koleg timin mashkull kur ai i mbush 30 vjet", - e kritikoi Swift (29) gazetarin dhe ia bëri të qartë se pyetjen e konsideron seksiste dhe të papërshtatshme.

Edhe pse nuk ka fëmijë, 'Swift' i quan fëmijë të saj macet e saj të shumta. Megjithatë, zemrën, pas disa lidhjeve të trazuara dhe të dështuara, ia ka pushtuar aktori britanik Joe Alwyn (28), ndërkohë që Taylor e mban këtë shumë diskrete, shkruan KOHA Ditore.

Ajo po përpiqet të kalojë gjithnjë e më shumë kohë me familjen dhe të dashurit e saj, ndërsa së fundi ka qenë përsëri së bashku me nënën e saj për ta luftuar sëmundjen e saj të rëndë. Të dy prindërit e saj e mbijetuan kancerin, ndërsa nëna përsëri po lufton për jetën e saj. Në një intervistë për revistën "Elle", Swift foli për diagnozën e rëndë dhe pranoi se ajo e kishte prekur shumë.