Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Fushate masive e shqiptareve për ofendimin e Bernabic: Ne jemi njerëz të malit

Publikuar më 31 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deklarata e kryeministres serbe, Ana Bernabic se kosovarët janë "njerëz që vinë nga mali", ka rezultuar me një fushatë masive të shqiptarëve nëpër rrjetet sociale

#PeopleFromtheWoods dhe #literallyjustemergedfromthewoods janë dy hashtags që janë duke u përdorur në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministres së Serbisë, Anna Bernabic, e cila kishte thënë gjatë një vizite te Sem Fabrizit, shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, se me Kosovën ka të bëjë "me njerëzit që vijnë nga mali".

Një ndër të parat që e ngriti këtë fushatë ishte Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

"Në fakt, veç sa erdha nga malet" (në anglisht, #literallyjustemergedfromthewoods), ka shkruar ajo.

Kësaj fushate tashmë i janë bashkuar edhe shumë gazetarë derisa janë duke u bërë tag edhe njerëz të njohur të Kosovës, me famë ndërkombëtare si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Kosovare Asllani, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, etj.

Për këtë deklaratë ka reaguar zëdhënësja për punë të jashtme e BE, Maja Kocijancic.

Fushatës kanë filluar që ti bashkohen edhe ndërkombëtarë.