Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Priyanka Chopra mbron Meghan Marklen, e quan "viktimë të racizmit"

Publikuar më 03 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktorja e njohur Priyanka Chopra beson se racizmi ka një pjesë në vëmendjen intensive ndaj Dukeshës së Sussexit, Meghan Markle.

Qëkur ka filluar të dalë me Princin Harry, Markle ka qenë një fokus i madh i medieve pasi çdokush ka provuar që të gjurmojë çdo gjë rreth saj, nga zgjedhja e saj e veshjeve e deri te e kaluara e familjes së saj.

Chopra, e cila është shoqe me Marklen me vite, thotë se shoqja e saj e ngushtë është e aftë të përballojë çdo lloj sfide.

"Kam parë raportimet e medieve dhe me të vërtetë është për të ardhur keq", ka thënë Chopra për "The Sunday Times", shkruan "Metro" britanik, transmeton Koha.net, "por nëse ka një njeri që mund ta përballojë këtë, është ajo".

"Natyrisht që ka të bëjë me racizmin, është një arsye e qartë. Por, bukuria e Megit është se ajo gjatë gjithë kohës ka qenë vetja", ka shtuar ajo.

Chopra shtoi se Markle është ende "vajzë e njëjtë" që ajo ka njohur me vite.

"Tani ajo ka një platformë reale, ajo flet për gjërat e njëjta për të cilat ka folur gjithnjë", tha Chopra, përcjell Koha.net. "Me orë të tëra kemi biseduar rreth dallimit që ndikimi dhe dialogu mund të bëjë për botën para se e tëra kjo të ndodhte, kështu që çfarë shikoni ju është ajo vetja".

"Ajo gjithmonë ka qenë një vajzë që dëshironte ta lëvizë gjilpërën", tregoi aktorja, e cila është e martuar me këngëtarin e njohur Nick Jonas. "Ajo është çfarë është bota sot - një grua e krijuar vetë e cila duket sikur secili prej nesh, ajo është mahnitëse, por ajo është tërësisht vetvetja", shtoi Chopra.