Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Miley Cyrus sulmohet nga fansat

Publikuar më 05 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja Miley Cyrus (26) dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth (29) kaluan fundjavën në Barcelonë, dhe kur u larguan nga hoteli, u rrethuan nga tifozët.

Njëri prej tyre e kapi këngëtaren për flokësh dhe u përpoq për ta puthur.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë rojat e sigurisë, të cilët larguan sulmuesin.

Miley mori pjesë në Festivalin "Primavera Sound" në Barcelonë, ndërsa as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk komentuan incidentin.

Kjo nuk është hera e parë që Miley ka probleme me tifozët. Pesë vjet më parë një i ri dërgoi një mesazh kërcënues për këngëtaren dhe publikisht tha se ajo e tërheq seksualisht.