Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Chris Hemsworth tërhiqet nga Hollywoodi: Familja prioritet

Publikuar më 06 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Chris Hemsworth (35), një nga aktorët më të bukur në Hollywood, roli i fundit i të cilit ishte ai i Thorit në 'Avengers', ka vendosur të marrë pushim nga aktrimi për një vit dhe të përqendrohet në familjen e tij.

Ai thotë se fëmijët e tij po bëhen gjithnjë e më të mëdhenj dhe po e vërejnë kur ai nuk është i pranishëm. Pasi që për 12 vjet ka xhiruar filma pa ndërprerë, ai ka vendosur që gruaja e tij Elsa (42) dhe fëmijët, India (7), Sasha dhe Tristan (5) duhet të jenë prioritet i tij.

"Janë në një moshë shumë të rëndësishme. Ata janë ende të vegjël dhe janë shumë të vetëdijshëm kur unë largohem", - thotë Chris familja e të cilit jeton në vendlindjen e tij në Australi në gjirin Byron, shkruan KOHA Ditore.

"Përndryshe, kur largohem India më thotë "ok, babi, shihemi", herën e fundit kur u largova më tha 'Papa', 'Papa', 'Papa' dhe nuk më quan kështu shpesh", - tha Hemsworth në një intervistë me GQ.