Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Jennifer Aniston lë të hapur mundësinë për vazhdimin e xhirimeve të "Friends"

Publikuar më 07 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kanë kaluar 15 vjet që nga shfaqja e episodit të fundit të kult serisë "Friends", ndërsa fansat ka kohë që janë të gatshëm për fillimin e saj të ri. Dhe derisa aktorët janë bombarduar prej vitesh me pyetjet për ribashkim, yjet e serisë ende nuk e kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

Udhëheqësja Ellen DeGeneres e pyeti Jennifer Aniston për mundësinë e ribashkimit të "Friends" në emisionin e fundit të The Ellen DeGeneres Show.

"Dëgjoni, jua kam thënë këtë: Unë do ta bëja. Vajzat do ta bënin, edhe djemtë do ta bënin, jam e sigurt. Dëgjoni, çdo gjë mund të ndodhë", tha Aniston.

T'ju rikujtojmë, Jennifer Aniston kishte dhënë më parë deklarata të ngjashme, ndërsa më pas u arsyetua duke thënë se bëhet fjalë vetëm për shaka. Por ajo gjithashtu tha në emision se mund të jetë edhe vetë faktor kyç në mbledhjen e ekipit, ndërsa DeGeneres më pas ofroi ndihmë dhe tha se do të donte ta provonte rolin e fqinjës,shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, duhet të theksohet se Aniston nuk ka qenë gjithmonë optimiste për xhirimin e episodeve të reja të "Friends". Gjatë shfaqjes së saj në "The Late Late Show" në dhjetor, Aniston kishte thënë tërthorazi se Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer janë fajtorë që ekipi ende nuk është bashkuar.

"Dëgjoni, vajzat gjithmonë thonë se do të dëshironin ta bënin përsëri, por djemtë janë më pak të entuziazmuar në lidhje me këtë për disa arsye. Nuk e di", tha ajo në atë kohë.