Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Lopez nis turneun për 50-vjetorin e lindjes, ngjitet në skenë me vajzën

Publikuar më 10 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Jennifer Lopez nisi turneu "It's My Party: The Live Celebration" në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në "The Forum" në Los Angeles mbrëmjen e së premtes.

Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.

Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.

Lopez dhe Emme performuan këngën "Limitless" nga filmi i saj "Second Act" ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.

Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në rrjetet sociale.

Megjithatë aftësitë vokale të Emmes nuk ishin befasi. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar "If I Ain't Got You" të Alicia Keys.