Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

"Secret Life of Pets 2" zë vendin e parë në arkat kinematografike gjatë fundjavës

Publikuar më 11 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"The Secret Life of Pets 2" ka kryesuar në arkat kinematografike të Amerikës së Veriut në fundjavën e vet të hapjes (7-9 qershor).

Vazhdimi i filmit të animuar nga viti 2016, në të cilin luajnë Kevin Hart dhe Patton Oswalt, pothuajse i arriti pritjet fillestare prej 50 milionë dollarësh me një inkasim prej 47.1 milionë dollarësh. Globalisht, filmi i ka inkasuar 97 milionë dollarë.

Ndërkohë, filmi nga franshiza 'X-Men", "Dark Phoenix", e pati një debutim zhgënjyes me 33 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, ndërsa ribërja e Aladdinit u rendit filmi i tretë me 24 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.

"Godzilla: King of Monsters" dhe "Rocketman" e përmbyllën top pesëshen me nga 15.5 milionë dhe 13.7 milionë dollarë.