Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Mësohen datat e ndarjes së çmimeve "Oscar" për tre vjetët e ardhshëm, ka ndryshime

Publikuar më 13 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kompania televizive amerikane ABC dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike i publikuan datat e ceremonive të "Oscarit" për vitin 2020 dhe 2021. Gjithashtu u zbulua se ndarja e çmimeve "Oscar" do të bartet në fund të shkurtit në vitin 2022.

Më konkretisht, ceremonia e 92-të e "Oscarit" do të mbahet më 9 shkurt 2020, gjë që është jashtëzakonisht herët dhe data deri më tani më e hershme për këtë ceremoni, ndërsa ndarja e 93 e çmimeve do të mbahet më 28 shkurt 2021, shtatë ditë më vonë se planet paraprake.

Duke pasur parasysh mbajtjen e Lojërave Olimpike, organizatorët thanë se ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve "Oscar" do të mbahet më 27 shkurt 2022. Të gjitha ceremonitë do të mbahen të dielave, shkruan KOHA Ditore.

Nominimet për ceremoninë e 92 të "Oscarit" do të shpallen më 3 janar 2020, ndërsa votimi do të përfundojë më 4 shkurt, njoftoi akademia.

Ceremonia do të organizohet në Dolby Theatre në Hollywood dhe do të transmetohet në ABC në Shtetet e Bashkuara dhe në 225 vende të botës.