Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ledri pozon me Rashicën: Kujtim i bukur ta ndash fushën me yje

Publikuar më 16 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Yje të shumtë të skenës ishin pjesë e ndeshjes bamirëse të njohur si 'Loja e Yjeve' që u zhvillua të shtunën mbrëma në stadiumin "Fadil Vokrri".

Futbollistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, me skuadrat e tyre u vunë përballë njëri-tjetrit.

Ndeshja përfundoi baras, 4-4, por pari spektakël dhe të pranishmit u kënaqën me atë që panë në fushë.

Njëri prej yjeve të muzikës që ishte pjesë e këtij evenimenti ka qenë edhe autori i shumë hiteve, Ledri Vula.

 

Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me anësorin e Kosovës, Milot Rashica dhe është shprehur i nderuar që ishte pjesë e kësaj ngjarjeje.

"4-4, kujtim i bukur ta ndash fushën me yje', ka shkruar reperi në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.