Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis tallen: “Mes nesh ka përfunduar çdo gjë”

Publikuar më 23 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pasi që në fillim të këtij muaji mediat e huaja shkruan për problemet martesore të çiftit, 41-vjeçarit Ashton Kutcher dhe 35-vjeçares Mila Kunis, çifti tani ka vendosur të flasë për këto pohime në media. Në videoklipin të cilin Ashton e publikoi në profilin e tij në Instagram, yjet e serisë 'That 70' Show', folën hapur për situatën aktuale nëpër të cilën po kalojnë.

"Mes nesh ka përfunduar çdo gjë", thotë Mila në video pasi që Ashton e pyet se çfarë po ndodh. "Ndjehem sikur po më ngulfat. Po shkoj dhe po i marr fëmijët," shpjegon aktorja në vazhdimin e videos, duke e treguar kopertinën e një reviste amerikane e cila tregon se martesa e çiftit të famshëm po shkatërrohet. Çifti në fund të videos i drejtohet revistës, duke e bërë të ditur se pretendimet për shkurorëzimin janë të pavërteta dhe duke u vënë kështu pikë lajmeve për problemet e martesës katërvjeçare, shkruan KOHA Ditore.

T'ju rikujtojmë, çifti i cili është martuar që nga viti 2015 dhe që e ka vajzën katërvjeçare Wyatt dhe djalin dyvjeçar Dimitri, tashmë disa herë ishin cak i mediave të cilët kanë shkruar për problemet në martesën e tyre. Spekulimet e fundit për fundin e dashurisë së aktorëve të njohur filluan kur burimi nga mediat amerikane tregoi se çifti i aktorëve kohët e fundit po grinden gjithnjë e më shpesh dhe se me shpresë për ta shpëtuar martesën, ata kanë vendosur ta kërkojnë ndihmën e ekspertit. Megjithatë, gjykuar nga videoja e fundit, Mila dhe Ashton edhe për një kohë nuk do të kenë nevojë për shërbimet e avokatit për shkurorëzim.