Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ledri Vula paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Lumi B

Publikuar më 27 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ledri Vula është njëri nga reperët më të pëlqyer në tregun tonë muzikor.

Ai po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore, ndërsa deri më tani ka realizuar edhe disa bashkëpunime të suksesshme. Këtë herë, reperi i ka njoftuar fansat e tij se po vjen në bashkëpunim me reperin Lumi B, projekti i të cilëve titullohet "Kiss Kiss".

Përveç Lumit, Ledri në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi nga pushimet me përshkrimin "më jep një kiss kiss".

Nuk dihet nëse dyshja klipin e kësaj kënge janë duke e realizuar në vendin ku janë në pushime, por fansat e tyre mezi po presin.

Reperi për herë të fundit ka bashkëpunuar me Lumi B në fund të vitit 2017 me projektin e quajtur "Shtrejt".

Ndërkaq, "Rio" titullohet kënga e fundit e publikuar nga 32 vjeçari që numëron mbi katër milionë shikime në YouTube.