Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Elvana Gjata rikthehet me Capital T me këngën 'Fistani' (Video)

Publikuar më 24 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Elvana Gjata vendosi që hitin e verës ta sjellë në duet me reperin Capital T. "Fustani" titullohet projekti i ri i artistëve, të cilët janë frymëzuar nga një këngë e vjetër shqiptare.

Ndryshe nga herët e tjera, Elvana këndon në dialektin kosovar duke u përshtatur më së miri me Capitalin. Kënga është ritmike dhe shumë shpejt do të pushtojë klubet e natës dhe plazhet në mbarë Shqipërinë dhe jo vetëm.

Teksti është punuar nga vetë artistët, të cilët nuk bashkëpunojnë për herë të parë. Kujtojmë se para dy vitesh ata sollën hitin "Lejla", ku bashkëpunuan edhe me 2PO2.