Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rowan Atkinson po vjen me episode të reja të kult serialit

Publikuar më 02 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Rowan Atkinson, 64 vjeç ka vendosur të rikthehet para kamerave, së bashku me kolegët e tij, Tony Robinson, Steven Frey dhe Hugh Laury.

Aktori hollivudian u tha miqve gjatë një takimi të kohëve të fundit se ishte "jashtëzakonisht i ngazëllyer" për rikthimin në komedinë kult, "Black Guy".

Sipas gazetës britanike, The Sun, megjithëse është përmendur më parë se nuk mund të ketë edhe episode të reja, tani po shqyrtohet mundësia të xhirohet i pesti me radhë.

Seria origjinale, katër sezonet e të cilave u transmetuan premierë në televizionin BBC nga viti 1983 deri më 1989, si karakteristikë kishte se secila mbulonte periudha të ndryshme kohore.

Kur mbaroi sezoni i katërt, i cili paraqiste ngjarjet e kapitenit Black Guy në Luftën e Parë Botërore, , skenaristët Richard Curtis dhe Ben Elton kishin pohuar se nuk do të ketë episode të reja.Ekipi, megjithatë, u takua në disa raste dhe regjistroi disa episode të veçanta. \