Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Irina e quan Bradleyn "idiot" përmes çantës, Gaga nuk mërzitet fare...

Publikuar më 03 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Njëra ishte me të edhe zyrtarisht në lidhje, për tjetrën vetëm supozohej. Sidoqoftë, pas ftohjes së marrëdhënieve, që të dyja kanë shumëçka për të thënë.

Aktori amerikan Bradley Cooper, 44 vjeç, u mashtrua shumë kur mendoi se ish-e dashura e tij Irina Shayk (33) do të qante pas tij. Ajo nuk ka kohë për këtë. Ajo po e kalon kohën në kombinimet e modës.

Kështu, këtë javë ajo e 'shiti' një libër nën çantën e saj. Kopertinat e librit të "Idiotit" të Fyodor Mikhailovich Dostoyevsky, i shërbyen asaj si një aksesor i ri i modës, dhe kështu, pohojnë fansat, ajo nuk dëshiroi vetëm ta përforconte stajlingun, shkruan KOHA Ditore.

"Me duket se e 'tradhtoi' tajmingu. Po ta mbante këtë çantë derisa ishte ende në lidhje me Bradleyn, askush nuk do të kishte dyshuar se ajo e kishte ndonjë porosi për të. Por në këtë rast dihet se po i thotë: 'Ti je idiot!'" - konkluduan ndjekësit me aftësi forenzike nga të cilët nuk do të turpëroheshin as hetuesit më të mirë kriminalistikë.

Buzëqeshje në fytyrën e saj shtoi edhe këngëtarja Lady Gaga (33). Lidhja mes saj dhe aktorit kryesor të kësaj historie u dëshirua nga shumë njerëz, pasi që ata luajtën në filmin 'A Star was Born'. "Kimia" midis tyre ishte e dukshme si në set ashtu edhe jashtë tij, por në atë kohë Bradley ende e kishte të dashurën dhe tradhtia nuk vinte në shprehje.

Kështu që publiku ishte i ndarë. Disa prej tyre ishin ekipi Irina, ndërsa disa ekipi Gaga. Por që të dyja palët e kishin gabim. Nuk ishte e shkruar për ta. Por këto femra atraktive dhe të afta tashmë janë gjetur. Ato e kanë larguar atë nga jeta dhe vazhduan ta bënin atë që dinë të bëjnë më së miri - ta fitojnë vëmendjen e kamerës. Për këtë ato ishin të afta edhe para Bradleyt fatal.