Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Lady Gaga dhe Bradley përsëri së bashku?

Publikuar më 04 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lady Gaga, sipas thashethemeve të fundit, mund t'i bashkohet vazhdimit të tretë të filmit të Marvel "Guardians of the Galaxy". Flitet se këngëtares 33-vjeçare i është dhënë roli i Lylla, në të cilën është i dashuruar personazhi të cilin e luan Bradley Cooper.

Një burim i paemëruar por i afërt me çiftin zbuloi për Hoolywood Life se ekziston një mundësi e madhe që ata do të mund t'i shohim së bashku në ekranet e vogla. "Janë vetëm disa nga emrat e formacionit të publikuar të aktorëve, por flitet se Bradley përsëri do ta luajë rolin e Rocket Racoon, ndërsa Gaga do ta luajë të përzgjedhurën e tij. Personazhet e tyre janë të animuar, por megjithatë është emocionuese. Publiku do t'i donte ata së bashku. Ata janë një pako e artë së bashku, është shumë e mundshme që ky bashkëpunim do të ndodhë", shkruan KOHA Ditore.

Filmi i ri për "Guardians of the Galaxy" do të shfaqet në vitin 2021. Adhuruesit e presin me padurim bashkëpunimin e ri të Gagas dhe Bradleyt qëkur është publikuar filmi 'A Star Is Born", në të cilin "kimia" mes tyre është më se e qartë. Thashethemet për bashkëpunimin e ri të dyshes së aktorëve janë shfaqur më pak se një muaj pasi që aktori 44-vjeçar e ndërpreu lidhjen shumëvjeçare me modelisten 33-vjeçare ruse Irina Shayk, për fundin e së cilës, sipas pretendimeve të mediave të huaja, fajtore është pikërisht këngëtarja me të cilën aktori dyshohet se kishte aferë.