Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Brad Pitt: "Nuk do të kemi nevojë t'i themi lamtumirë Quentin Tarantinos edhe për një kohë të gjatë"

Publikuar më 05 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Brad Pitt i siguroi adhuruesit e filmit se edhe për një kohë nuk "do të duhej t'i thoshte lamtumirë" regjisorit Quentin Tarantino, i cili planifikon ta braktisë xhirimin e filmave pas projektit të fundit.

55-vjeçari, i cili luan në filmin e ardhshëm të Tarantinos "Once upon a Time in America", foli për deklaratën e regjisorit në një intervistë për edicionin korrik/gusht 2019 të GQ Australia.

Regjisori dhe fituesi i çmimit "Oscar" është zotuar kohë më parë se do të heqë dorë nga filmat pasi ta realizojë filmin e tij të 10-të, pasi beson se cilësia e punës së regjisorit bëhet më e keqe pas disa filmave, shkruan KOHA Ditore.

Dhe në përgjigje të pretendimit të Tarantinos, Pitt tha për revistën: "Jo, nuk mendoj fare se ai po bën blof. Mendoj se ai është shumë serioz. Dhe ia kam shprehur keqardhjen atij, por ai e kupton se kur regjisorët fillojnë ta humbasin talentin e tyre. Por ai ka plane të tjera dhe nuk do të kemi nevojë t'i themi lamtumirë edhe për një kohë të gjatë".

Regjisori 56-vjeçar ende nuk ka zbuluar se cili do të jetë projekti i tij i ardhshëm, por ai është në bisedime që potencialisht ta bëjë regjinë e një filmi "Star Trek" për producentin J. J. Abrams bazuar në idenë e tij origjinale.

Ndërkohë, ai e ka bërë të ditur se si mund të duket karriera e tij pasfilmike.

"E shoh veten duke shkruar libra dhe duke filluar të shkruaj shfaqje teatrale, kështu që ende do të jem kreativ", tha ai për GQ Australia. "Thjesht mendoj se ia kam dhënë të gjitha që kisha për t'u dhënë filmave".

Dhe megjithëse Tarantino ka vendosur t'i vërë kapak karrierës së tij si regjisor në 10 filma, ai mund të largohet edhe më shpejt, nëse "Once Upon a Time in Hollywood" "pranohet shumë mirë" nga adhuruesit.

"Ndoshta do të ndalem tani! Ndoshta do të ndalem derisa jam në ngritje", u tall ai. "Do të shohim."

"Once Upon a Time in Hollywood" do të shfaqet në SHBA më 26 korrik dhe në Britani të Madhe më 14 gusht.