Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Adele me të dashur të ri?

Publikuar më 12 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Adele, këngëtarja britanike 31-vjeçare, ishte nisur drejt koncertit të Celine Dion në Londër, ndërsa rrugës po mbahej për dore me një mashkull të panjohur në shikim të parë, përcjell Elle. Edhe pse të gjithë mendonin që bëhet fjalë për të dashurin e ri, doli që nuk ishte ashtu. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një mikut të saj të mirë, komikut 43-vjeçar, Alan Carr. Quhet Paul Drayton dhe është 47-vjeçar, ndërsa këngëtarja zyrtarisht edhe i kishte martuar ata në shtëpinë e saj në Los Angeles vitin e kaluar.

Të rikujtojmë që Adele para disa muajsh u nda nga bashkëshorti 15 vjet më i vjetër, drejtori ekzekutiv i fondacionit humanitar, Simon Konecki, me të cilin ishte tetë vite, prej të cilave tri në martesë, shkruan KOHA Ditore. Bashkë kanë edhe djalin gjashtëvjeçar Angelo, për të cilin do të kujdesen bashkë edhe pas ndarjes.

Fituesja e 15 çmimeve "Grammy" pas ndarjes ishte dobësuar shumë, ndërsa thuhet se dashurinë e kishte kërkuar edhe përmes aplikacioneve të dedikuara vetëm për të famshmit. Përveç kësaj ajo filloi edhe të dalë më shpesh kështu që me një rast e vizitoi një gay bar në New York me aktoren 28-vjeçare Jennifer Lawrence.