Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Pas ndarjes, Irina Shayk dhe Bradley Cooper marrin vendimin e rëndësishëm

Publikuar më 19 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bradley Cooper dhe Irina Shayk do të ndajnë kujdestarinë për vajzën e tyre dyvjeçare, Lea De Seine. Aktori 44-vjeçar dhe modelja 33-vjeçare, të cilët u ndanë një muaj më parë, kanë rënë dakord të jetojnë në Nju Jork, në mënyrë që të dy të mund të jenë më pranë Leas.

Ish-çifti vendosën të marrin një vendim të shpejtë për vogëlushen dhe ranë dakord për kujdestarinë e plotë të barabartë, ku angazhimet e palëve do të luajnë një faktor të rëndësishëm në kohën që do të kalojnë me vajzën e tyre.

Sipas TMZ ata vijojnë të jenë miq edhe pas ndarjes, dhe thuhet se as nuk kanë asnjë marrëveshje me shkrim të kujdestarisë, madje as nuk e ndjejnë nevojën për ta pasur një të tillë.