Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rikthehet Elvana Gjata me një bashkëpunim me Ardian Bujupin

Publikuar më 31 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dy artistë të njohur të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm do të bashkohen për të sjellë një projekt të ri në këtë sezon veror.

Bëhet fjalë për Elvana Gjatën dhe Ardian Bujupin. Nuk kanë munguar hitet për ta në verën 2019, por duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Me anë të dy postimeve në Instagram, është kuptuar se Elvana dhe Ardiani do sjellin një këngë të titulluar "Meine Liebe". Ata kanë publikuar video të ngjashme por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

"Dashuria ime", përkthehet titulli i cili është në gjuhën gjermane. Mbetet për tu parë nëse kënga do të jetë shqip, gjermanisht apo bashkim i të dyja gjuhëve. Nbdërkohë hitet e artistëve për këtë verë janë "Fustani" dhe "Arrita", të cilët numërojnë miliona klikime në Youtube.