Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Lana Del Rey këngë kundër sulmeve terroriste në Amerikë

Publikuar më 06 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja amerikane Lana Del Rey, e ka shkruar e kënduar një këngë për sulmet terroriste që ndodhën ditët e fundit në Amerikë.

"Në kërkim të Amerikës", "Looking for America" e ka titulluar këngën që e ka publikuar përmes një videoje në Instagram, transmeton Koha.net.

Me këtë këngë i është kundërpërgjigjur sulmeve terroriste që ndodhën këto ditë në El Paso dhe Dayton.

Sulmi i parë ndodhi në El Paso.

Menjëherë pas kësaj, një sulm tjetër terrorist u krye në Dayton.

Versioni i "Looking for America" është ende i papërfunduar. Baladë kjo që u realizua nga Rey dhe Antonoff me kitarë.

Lana Del Rey do të publikojë më 30 gusht albumin e saj të gjashtë "Norman Fucking Rockwell".