Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Bebe Rexha feston të tridhjetat me këngë

Publikuar më 10 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bebe Rexha do ta festojë ditëlindjen e saj të 30-të, duke e publikuar një këngë të re rreth hyrjes së saj në dekadën e re.

Këngëtarja, e cila do të jetë në turne me Jonas Brothers kur t'i mbushë 30 vjet më 30 gusht, do ta publikojë këngën "Not 20 Anymore" për ta shënuar këtë rast, dhe e pranon se është e ngazëllyer që po hyn në të 30-at.

"Kënga ka të bëjë me të qenit 30 vjeç dhe të qenit një dashnor/e më i mirë, ashtu si edhe vera, dhe për faktin që i dua të 30-at e mia", tha ajo për Billboard. "Kur isha më e re, të gjithë më thoshin: "Dua të jem përgjithmonë 21 vjeç. Ja një këngë për të qenit 20. Dua të ndjehem sikur jam përsëri 17 vjeç... "Dhe unë them, "Jo, dua ta shkruaj një këngë për të 30-at e më lart".

Por ajo e pranon se disa drejtues muzikorë tashmë mendojnë se asaj i ka kaluar koha: "E ndjej se shumë herë, njerëzit janë shumë diskriminues ndaj femrave kur bëhet fjalë për moshën e femrave. Ne e ndiejmë presionin që duhet të arrijmë në një vend të caktuar në jetën tonë sepse vezoret tona do të thahen dhe ne duhet të kemi fëmijë dhe të martohemi dhe të arrijmë në një moshë të caktuar", shkruan KOHA Ditore.

"Të gjithë qeshin, por kjo është e vërteta. Sidomos unë, duke qenë në biznesin e muzikës, më thoshin drejtuesit, 'Oh, 25 vjeç, po plakesh', dhe tani 29 vjeç, do t'i mbush 30 vjet së shpejti."