Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Perry akuzohet për ngacmim seksual

Publikuar më 14 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Javë më parë, ylli botëror, Katy Perry, bashkë me labelin e saj u shpallën fajtorë për kopjimin e këngës "Dark Horse".

Ndërsa tani, këngëtarja amerikane është përballur me një tjetër akuzë, kësaj radhe nga modeli, i cili ishte pjesë e këngës së saj, "Teenage Dream".

Aktori 38-vjeçar, Josh Kloss, ka thënë se Katy e ngacmoi atë gjatë xhirimeve të projektit të lartpërmendur.

Josh më tutje rrëfen se një ditë ajo ia kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë mjaft i turpëruar.

"Njëherë solla me vete një mik timin që po vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t'ia prezantoj mikun tim, ajo m'i zhveshi tutat e mia Adidas dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj gej penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndihesha".

"Po e them këtë gjë tani, sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por, edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura", ka shkruar mes të tjerash modeli.