Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Emina Cunmulaj tallet me bashkëshortin: Më fal që po ta sjell shpirtin në fyt

Publikuar më 23 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ajo është një ndër modelet më të famshme shqiptare përtej oqeanit Atlantik, në SHBA.

Edhe pse nuk është më aktive me projekte në industrinë e modës, Emina Cunmulaj vazhdon të zgjoj interesimin e mediave shqiptare.E gjithë kjo në saje të rrjeteve sociale, pas së cilave është e dhënë tejet mase bukuroshja ku publikon imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, sidomos që kur u bë nënë.

 

Zeshkania gëzon edhe jetë të mirë bashkëshortore në krah të afarisrit, Sam Nazarian, ku me këtë të fundit krijon edhe momente gazmore që i ndan me fansat në llogarinë personale në Instagram.

"Të dua shumë. Më fal që ta bijë shpirtin në fyt", ka shkruar ndër të tjerash ajo teksa shihet duke u tallur në kurriz të burrit.

Ndryshe, Emina këtë sezon është duke përjetuar pushimet më ekzotike në jetë teksa ka qëndruar në Mal të Zi, Shqipëri, Greqi, Monaco dhe tash ka udhëtuar drejt Australisë. /Telegrafi/