Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Morena Taraku: Unë zgjedh kafshët mbi njerëzit

Publikuar më 24 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe pozat provokuese.

Ndër të tjerash, Morena vazhdimisht ka treguar se ka një simpati të veçantë edhe për kafshët shtëpiake.

 

Ajo mban një mace në shtëpinë e saj me të cilën është shumë e lidhur, teksa publikoi një fotografi me të në rrjetin social Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, Taraku shkruan se e do aq shumë macen, sa që e çmon edhe më shumë se sa disa njerëz.

 

"Mbi njerëzit, unë zgjedh kafshët", kanë qenë fjalët e modeles përbri kësaj fotografie.

Përndryshe, "Swag" titullohet projekti i saj muzikor i cili është pritur mirë nga fansat e saj.