Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Genc Prelvukaj ka dy fjalë për artistët që po i bashkohen politikës

Publikuar më 24 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Artisti dhe këngëtari, Genc Prelvukaj, ka folur për aderimet e ndryshme që po ndodhin nëpër partitë politike në prag të zgjedhjeve të reja, e ku janë përfshirë edhe disa artistë.

Sipas tij, anëtarësimi në një parti politike nuk është ndonjë veprim i keq, por sipas tij nëse një gjë e tillë bëhet në prag të zgjedhjeve atëherë pavarësisht qëllimit të aderimit, siç thotë Prelvukaj ata që u bashkohen partive shihen si të manipulueshëm dhe të papjekur, shkruan Gazeta Express.

Prelvukaj thotë se në rast se një parti ka interes për dikë, aderimin ia kërkon vazhdimisht dhe jo vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Së fundi në parti politike janë angazhuar Aida Doçi, Adelina Berisha, Eliza Hoxha e të tjerë.

Nga fusha e artistëve, në politikë është futur edhe aktori Jeton Zogiani i njohur me emrin artistik 'Drenica'.

Kujtojmë se Prelvukaj disa vite më herët kishte qenë edhe vet i angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës.