Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Taylor Swift lanson albumin më të ri "Lover"

Publikuar më 27 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ka dalë në treg albumi i ri i Taylor Swiftit, "Lover", që shënon edhe rikthimin e yllit të popit, dy vite pas publikimit të "Reputation".

Është transmetuar tashmë edhe videoklipi i këngës së re që i jep emrin albumit, dhe që në klasifikime është ngjitur menjëherë në maja.

Që para daljes së tij zyrtare, albumi paralajmërohej se do të ishte suksesi i radhës, me më shumë se një milion porosi. Dhe pritshmëritë janë konfirmuar! Vetëm në tre orët e para në treg, albumi i shtatë diskografik i Swiftit, ka arritur majën e klasifikimit në iTunes të disqeve më të shitura në 83 vende të botës.

"Lover", projekti i shtatë diskografik i Swiftit, fituese e 10 çmimeve "Grammy" dhe një prej artisteve me më shumë ndikim në panoramën muzikore bashkëkohore, përfshin 18 këngë dhe i dedikohet sipas zërave, historisë së saj të dashurisë me Joe Alwynin.