Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Lindsay Lohan lanson rikthimin muzikor me këngën "Xanax"

Publikuar më 31 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lindsay Lohan po planifikon një tjetër sulm në top listat e muzikës pop me një singël të ri të titulluar "Xanax". Ylli i "The Mean Girls" të mërkurën e publikoi këngën në emisionin e radio personalitetit Kris Fade, në Dubai.

Ai e cilësoi këngën "të pabesueshme" para se të shpjegonte, "Ka të bëjë me anksiozën dhe presionin dhe thjesht kujdesin për veten... Mendoj se e mbart një mesazh vërtet të mahnitshëm".

Lindsay thuhet se e ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore me ish-bashkëshortin e Mariah Carey, Tommy Mottola.

Burimet thanë për Page Six se ajo ka nënshkruar me Casablanca Records të Mottola, kompani kjo e cila qëndron prapa albumit të saj debutues, "Speak", të cilin e publikoi në vitin 2004, shkruan KOHA Ditore. Albumi, në të cilin shfaqet hiti Rumors, arriti në top pesëshen e Billboard 200.

Lindsay paralajmëroi një rikthim muzikor në fillim të këtij viti, kur ajo e postoi një fotografi në studion e regjistrimit dhe sugjeroi që ishte duke punuar në muzikë të re.